Arsenali është i gatshëm të transferojë një yll nga Bundesliga gjermane.
Klubi nga Londra beson se është në pozitë të favorshme që ta transferojë mbrojtësin e Hamburgut, Josha Vagnoman, raporton ESPN.
17-vjeçari tashmë ka debutuar në Bundesligë, dhe për më tepër, ka ngjallur interesimin nga Topçinjtë, Chelsea, Everton, Bayern Munchen, Borussia Dortmundsi dhe RB Leipzig.
Pasi që në krye të rekrutimeve të Arsenalit është ish-skauti i Dortmund-it, Sven Mislintat, dhe prania e Per Mertesacker, Arsenali beson se janë lidhje që mund ta favorizojnë atë në garën për transferimin e gjermanit.