Zbulohet shtatorja e Adem Jasharit në Mitrovicë

Mitrovicë | 17 Shk 2024 | 14:11 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Mitrovicës së jugut, ka mbajtur ceremoninë e inaugurimit të Shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin kryesor të këtij qyteti, raporton Ekonomia Online.

Përveç përfaqësuesve të komunës, aty po marrin pjesë dhe Rifat Jashari e Bekim Jashari e qindra qytetarë.

Zbulimi i saj vjen në ditën kur Kosova bën 16 vjet nga shpallja e Pavarësisë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, deklaroi se rënia e familjes Jashari ngriti në këmbë kryeqytet e botës dhe rreshtoi mijëra qytetarë tjerë për liri e pavarësi. I pari i këtij qyteti, tha se themelet e shtetit qëndrojnë me e aleatët, e që sipas tij askush nuk duhet t’i rrënojë ato.

“Familja e Shaban Jasharit ranë dëshmorë për Lirinë e Kosovës duke u përballur me policinë serbe. Më 5, 6 dhe 7 mars familja Jashari shënuan nismën më të lavdishëm Epopenë. Sakrifica e familjes Jashari vuri në lëvizje lirinë në dy drejtime në rrafshin ndërkombëtar dhe kryeqytetet e botës demokratike. Sado që ikin vitet emocionet e një ngjarje të tillë sikur ajo e 7 marsit jo që zbehen por bëhen edhe më të fuqishme për të cilën ishin bërë aq shumë. Janë shumë të panumërta ata që rreshtuan drejt vlerave perëndimore garantoi suksesin e veçante”, Tha Hamza.

Ndër tjerash, Hamza përmendi kontributin e ish-presidentit Ibrahim Rugova e ish-krerëve të UÇK-së që po gjinden në Hagë.

“Në këtë rrugë padyshim se ishte edhe Ibrahim Rugova. Kosova fitoi lirinë në saje të rezistencës. Përkulemi para gjakut të dëshmorëve. Sot Kosova shënon 16-vjetorin e pavarësisë pikërisht më 17 shkurt të vitit 2008 këto fjalë të shenjta u shqiptuan nga lideri Hashim Thaçi më pas president i vendit të Kosovës. Sot kur Kosova gëzon liri dhe pavarësi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi gjykohen padrejtësisht në Hagë. Ne besojmë në pafajësinë e tyre, ne besojmë në triumfin dhe kthimin e tyre sa më parë. Sot shpaloset shtatorja e kryeheroit Adem Jasharin që simbolizon lirinë. Themelet e shtetit tonë qëndrojnë me shtetet e aleatëve që askush nuk duhet ta rrënojë miqësinë me aleatët”, u shpreh Hamza.

E pjesëtari i familjes së Jasharëve, Rifati, mbajti një fjalim të shkurtër. Ai uroi Pavarësinë e vendosjen e shtatores së Komandantin Legjendar.

“Sot jemi këtu e kemi festen e 16-vjetorit të shtetit të Kosovës. Urime se pari Pavarësia të gjithëve dhe gjithë shqiptareve kudo qe gjenden brenda dhe jashtë Kosovës dhe urime edhe shtatorja, t’i gëzojna së bashku”, tha Rifat Jashari

Të ngjashme