Një strehë e re e peshkaqenëve çekiç, që konsiderohen si specie e rrezikuar, është gjendur në ishujt Galapagos, tha qeveria e Ekuadorit.
Rezerva natyrale pranë ishullit Santa Cruz mban rreth 20 peshkaqenë të tillë, duke u bërë e dyta në Arqipelag, që zbulohet kohët e fundit. E para ishte pikasur në 2017-ën dhe mbante rreth 30 peshkaqenë çekiç.
Peshkaqenët çekiç rriten ngadalë dhe nuk janë riprodhues të mirë. Kjo dhe rreziku që i kërcënohet nga peshkimi i ka vendosur ata në rrezik zhdukjeje sipas Unionit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës.
Ekuadori në 2016 shpalli një zonë të gjerë marine si rezervat, në përpjekje për të mbrojtur peshkaqenët. Ishujt mbajnë më shumë se 2900 specie marine.
Ishujt në paqësor, 1000 km në perëndim të brigjeve të Ekuadorit, kanë një nga ekosistemet më të brishta në botë, me florën dhe faunën që nuk gjendet askund tjetër. Të njohur për breshkat e tij gjigante, Galapagos frymëzuan teorinë e evolucionit të Charles Darwinit.