Një video me virus është duke qarkulluar në pajisjet iPhone dhe iPad dhe mund të shkaktoj që këto pajisje të ngrihen. Videoja po dërgohet si një mesazh me link, dhe kur dikush klikon në atë link atëherë e bllokon sistemin operativ iOS të pajisjes.
Kur telefoni falimenton atëherë ngrihet dhe nuk mund të përdoret deri sa të bëhet një ri-formatim i plotë i pajisjes. Virusi në aksion mund të shihet në videon e mëposhtme.
Siç mund të shihet në video, mënyra e vetme për ristartim të pajisjes është duke bërë formatim të plotë. Formatimi mund të bëhet duke mbajtur të shtypura në të njëjtën kohë pullën ‘home’ dhe pullën e ndezjes.
Në iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus formatimi mund të bëhet duke shtypur pullën e poshtme të volumit dhe pullën e ndezjes/fikjes.