Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. Më shumë se nga kënaqësia se do të kursejnë ca para kur të kalojnë në Rrugën e Kombit, duartrokitja e deputetëve ishte një çlirim për zbutjen e situatës së rëndë të krijuar nga pakënaqësia popullore.
“Nuk do ta fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë ndihmën më të mirë të mundshme për banorët e zonës. Është një punë e vështirë të parashikohet gjithçka përpara, pa pasur shifrat e 6 mujorit të parë, por ne ia detyrojmë këtë të gjithë njerëzve të asaj zone dhe duke bërë më të mirën e mundshme do të arrijmë të lehtësojmë barrën e tyre dhe ta bëjmë të funksionojë sistemi” u shpreh Rama që pranoi para deputetëve se nuk pati intuitën e duhur për të kuptuar pakënaqësinë që do të krijohej.
Vendimin për të vendosur taksën, Rama e justifikoi me modelin e politikanit që ka vendosur të jetë, i atij që sakrifikon dhe shahet por merr vendime të drejta.
“Nuk ka ekzistuar një kryemistër apo një përfaqësues i populit që të vendosi pagesa me dëshirë apo nga qejfi i vet, që të vendosi detyrime që nuk janë të domosdoshme. Nuk ka ekzistuar kjo.
Por kanë erkzistuar dy lloje, ata që preferojnë të duartrokiten duke gabiuar dhe duke ia lënë faturën njërezve duke preferuar rehatin në karrige apo ata që preferojnë të shahen në funksion të së nesërmes” tha Rama.
Të shtunën e javës së kaluar një grup qytetarët kuksianë dolën në protestë dhe shkatërruan të gjitha pajisjet e koncensionarit që kërkonte taksë për kalimin në Rrugën e Kombit.
23 kuksianë u arrëstuan në mesnatë nga policia dhe 11 prej tyre janë ende në burg.
Edi Rama i quajti vandal por duke parë pakënaqësinë që krijoi mbrojtja që i bëri taksës, ka vendosur se është më mirë për të që të zbythet, shkruan lapsi.al.