Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet Adnan Rrustemit dhe Xhevdet Pozharit

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Pasi deputeti i VV-së deklaroi se Haradinaj është bërë palë me serbët në raport me dialogun dhe pasi analisti i afërt me pushtetin Xhevdet Pozhari shpërndau një foto ofenduese për ish kryeministrin Haradinaj, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka.

Blaka ka sqaruar se mënyra e komunikimit të Haradinajt me Serbinë ka qenë përmes taksës 100%.
“Haradinaj e ka pasë një gjuhë komunikuese me Serbinë: Taksën 100%, që VV e hoqi në javën e dytë të qeverisjes. Ai nuk është jargavis e as nuk ka ngrënte darka me liderë serb. Mandej, normal që Vuçiq i thotë fjalët që i shihni në video” – ka shkruar Blaka duke e shpërndarë videon ku shihet presidenti Vuçiq duke lutur shqiptarët që ta heqin taksën.

Blaka ka ofenduar mandej, siç thotë ai, “hiçat dhe viçat” e VV-së, duke specifikuar “deputetin që rren dhe analistit që ofendon”.
“Porosi ndaj hiçave dhe viçave të Vetëvendosjes, deputetit që rren dhe analistit që ofendon:
Çka do që proklamoni, e çfarë do elozhe që i thurrni, nuk mund të na fshini nga kujtesa deklaratën e Kurtit që “nuk ulet në dialog pa kërkuar falje Serbia”. Na rrejti Kurti. “.

Blaka ka thënë madje se Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë koordinim të mirë mes vete, duke përmendur votimin e përbashkët të këtyre dy subjekteve për përjashtimin e veteraneve të luftës nga paga minimale, dy votat e Listës Serbe për presidenten që ai e quan “Vjollca”, si dhe tolerancën e Kurtit ndaj Rakiqit.


“As këto mashtrimet se gjoja Lista Serbe po mbledh nënshkrime me rrëzu qeverinë, sepse këto janë lojëra tuaja të përbashkëta. Ju me listën serbe koordinoheni shumë mirë, e këtë e kemi parë kur bashkuat votat kundër veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; kur me dy vota të asaj liste e zgjodhët Vjollcën presidente; kur Rakiqi çdo ditë lëshon deklarata të papranueshme, e ju nuk e shkarkoni” – ka përfunduar Blaka.

Të ngjashme