Zëdhënesi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër, nga një qeveri që koha po i kalon

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë në rënditje. Lidhur me këtë, zëdhënesi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë se raporti i “Reporterëve Pa Kufij” e vërtetoi që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër. Sipas Xhemailit, Kosova për shumë vite ishte shembull në rajon sa i përket fjalës së lirë dhe lirisë së mediave. Ai u shpreh se suksesin që e kemi ndërtuar me mund për vite me radhë nuk mund ta ndalë Albin Kurti dhe njerëzit rreth tij!

Shkrim i plotë:

Pas një kohe të gjatë mjegullimi të opinionit publik nga kjo qeveri e “vëllaut të madh”, raporti i organizatës “Reporterët Pa Kufij” e dëshmoi atë që themi ne që sa vjet, për sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave! Raporti i “Reporterëve Pa Kufij” e vërtetoi që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër, vlerësim ky pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e pushtetit.

Kosova sa i përket mbrojtjes së fjalës së lirë dhe lirisë së medias për shumë vite ka qenë shembull për mbarë rajonin. Këtë sukses që e kemi ndërtuar me mund për vite me radhë nuk mund ta ndalë Albin Kurti dhe njerëzit rreth tij!

Për këtë qeveri ora është 13, por fatmirësisht koha po i kalon!

Të ngjashme