Zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyqi, ka dalë me një reagim ndaj deklaratës që ka pasë dje në Kuvend, Bekë Berisha, deputeti i AAK-së për atë se Ramush Haradinaj e meriton të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.
Bytyqi ka thënë se disa deputetë injorancën dhe mosdijen e paraqesin si vlerë edhe atë në seancë parlamentare.
“Ndërsa bartja e syzeve na qenka dobësi, me demek me qenë i lexueshëm je i paaftë. Bravo deputetë, se në qeverisje duhet aftësi për pompa e jo tru se vendimet për politikat publike kërkojnë muskuj e jo logjikë”.
“Fiks në praktikë siç duket logjika e atyre që mendojnë me muskuj e flasin pa racionalitet, tash paramendone një president të tillë! Për pjesën e plagëve dhe varrezave skam fjalë, shumë patetike!”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook