Zëdhënësi i Qeverisë injoron deklaratat e Kurtit: S’ka Asociacion

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse edhe vetë kryeministri Kurti e ka pranuar publikisht se ka Asociacion, zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, ka vazhduar të thotë se në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’.

Në fakt, pika 7, ajo diskutabilja që kryeministri po i referohet si vetëmenaxhim, është më e keqe sesa Asociacioni sipas shumë opinionistëve, pasi parasheh një lloj autonomie.

Në anën tjetër, Kryeziu ka përmendur edhe çështjen e të zhdukurve me dhunë, si pjesë e kësaj pike.

“Ndërkaq, neni 7 formulimi kërkohet angazhim i menjëhershme është çështja e marrëveshjes e cila nuk përmban as termin e Asociacionit e as substancën e komunave me shumicë serbe.

Pra, urgjencë ka çështja e të zhdukurve me dhunë, kërkesë për angazhim të menjëhershëm është pika 7 e marrëveshjes e cila nuk përmban termin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e as substancën e komunave serbe.

Termi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të gjindet vetëm në marrëveshjet e vitit 2013 e 2015 që përfshihen në pikën 10 të nenit dhe janë në mesin e 39 të tjerave. Me apo pa vetëdije, nuk i bëjmë shumë nderë vendit kur pikën 10 e reduktojmë vetëm në marrëveshjet paraprake të Asociacionit”, deklaroi Kryeziu në Kanal10.

Të ngjashme