Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhukaj, ka “analizuar” vendimet e LDK-së përkitazi me marrëveshjen e mundshme për bashkëqeverisje, raporton Ekonomia Online.
Ai përmes profilit të tij në Facebook ka treguar tre hapa që sipas tij janë logjikë e LDK-së.
Ky është postimi i tij i plotë:
Logjika e LDK-së në tre hapa:
1. VV ka dalë e para në zgjedhje (nuk i ka fituar ato, vetëm ka dalë e para) dhe rrjedhimisht e ka gjithë përgjegjësinë për ta arritur marrëveshjen.
2. VV duhet të dalë me një propozim për arritjen e marrëveshjes, të cilin ne pastaj e dërgojmë në Këshillin e përgjithshëm për aprovim/refuzim
3. Ky është propozimi ynë dhe nëse doni marrëveshje, përmbushni kërkesat tona. Propozimin tuaj nuk e trajtojmë fare.