Para pak çastesh është sulmuar me vezë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Prishtinë, Përparim Rama.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka thënë se ka qenë bashkë me Ramën në tubimin ku u u sulmua me vezë.
Halimi ka thënë se të rinjët që e sulmuan në momentin e sulmit kanë brohoritur Vetëvendosje, Vetëvendosje.
“Ishim bashkë një grup të rinj të pakënaqur filluan të brohorisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje dhe gjuajtën me vezë”, tha ajo.
Halimi ka treguar se rasti është paraqitur edhe në Polici.
“Rasti është lajmëruar në polici edhe para se të mbahet tubimi”. Tha ajo.
Halimi nuk e ka akuzuar Vetëvendosjen.
“Jo nuk e akuzoj, vetëm po tregoj si rrodhi ngjarja”, tha Halimi.