Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ia ka kujtuar ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, vrasjen e 21 studentëve në vitin 1989 në kohën kur Mustafa kishte pushtetin dhe atë se kreu i LDK-së gjendet nën akuzë për 3-përqindëshin.
Ky reagim i Zekës, vjen pasi kandidati për kryeministër Albin Kurti i ka bërë ftesë publike për koalicion Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Isa Mustafën.
Anëtari i Nismës, Milazim Zeka thotë se me këto veprime, Kurti po i bie ne gjunjë kreut të LDK-së.
Postimi i plotë i Zekës:
Turpi i Albin Kurtit – i bjen ne gjunje Isa Mustafes
Albin “patrioti” e “parimori”, i bjen ne gjunje ish ministrit te Rrahman Morines, Isa Mustafes, per me ndertu bashke pushtet!!!
Albin Kurti paska harru, qe ne pushtetin e Isa Mustafes, me 23 mars 1989, jane vra 21 studente ne Prishtine, duke kundershtuar ndryshimet kushtetutare te Serbise!
Paska harru se Isa Mustafa eshte nen akuze per 3 perqindeshin.
Albini paska harru qe qytetaret e dine se çdo te zeze ketije vendi ja ka ba PDK eja dhe LDK eja!
Me i ba thirreje Isa Mustafes perpara Ramush Haradinajte e Fatmir Limes, ashte njesoje sikur ta vrasesh nusen naten e marteses!!!
Po me vjen mire qe po u del harpallaku disave te VV!!!