Milaim Zeka nga Nisma tha se çdo bojkotim për bisedime me Serbinë është bojkotim për ardhmërinë e Kosovës.
“Kërkohet me marrë përgjegjësi, sepse Kosova nuk mundet të vazhdojë të jetojë në erën e luftës me Serbinë. Ne duhet që ta rrëzojmë urrejtjen mes shqiptarëve dhe serbëve dhe kjo urrejtje mund të zhduket vetëm përmes bisedimeve dhe në bazë të kësaj ne do ta përkrahim këtë dialog”.
Sipas Zekës, nëse opozita mendon që janë më të zotë për t’i udhëhequr bisedimet, le ta bëjnë kryetar të delegacionit Albin Kurtin, raporton Ekonomia Online.
“Nëse mendon opozita që janë më të zotë me i udhëheqë bisedimet, hajde të bisedojmë dhe po i bëjmë kryetar të delegacionit zotëriun Kurtin. Çdo bojkotim për bisedime me Serbinë është bojkotim për ardhmërinë e Kosovës”, shtoi Zeka.