Gjatë debatit parlamentar në seancën e jashtëzakonshme, deputeti Milaim Zeka ka quajtur psikopat e të sëmurë mental deputetin e LVV-së, Glauk Konjufca.
Ky reagim i Zekës, i cili bëri që kryesuesi i seancës t’ia ndërpretë fjalën këtij të fundit, erdhi pas Konjufca tha se askund në botë nuk ndodh që një person për të cilin 907 dëshmitarë do të dëshmojnë se i ka mashtruar për pajisje me viza, të dalë dhe të flasë në foltoren e kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“907 veta kanë me dëshmu e kanë me thanë që një hajn na vjedh 1 mijë-2 mijë euro për viza. Kjo nuk ndodh në asnjë vend në botë, por vetëm në Republikën e Kosovës”, tha Konjufca.
“Ti e dëshmove që je një psikopat i sëmurë mental,ti je budallë…”, replikoi Zeka.