Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, gjatë debatit që po zhvillohet në Kuvend për dialogun Kosovë Serbi, tha se në Kosovë për shumë çështje vendoset nga ndërkombëtarët e jo nga liderët shtetëror.
Sipas tij, Lutfi Haziri po flet në emër të ndërkombëtarëve për shkëmbim territoresh, ngase në të kundërtën nuk do të guxonte ta bënte një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.
“Në tavolinë është edhe opsioni i ndarjeve. Edhe atë shkëmbimin e territoreve mos mendoni se Lutfi Haziri është budall nuk ka fol ai në emër të LDK-së”.
“Pasha tokë e pasha qiell mos të ia kish thanë naj ndërkombëtar i madh Lutfi Hazirit as në ëndërr nuk kisha guxuar me përmend, shkëmbimin e territoreve”.