Zeka: Pacolli e shkeli marrëveshjen me Veselin

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 20:48 | Nga

Deputeti i zgjedhur i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka zbuluar se një takim ishte mbajtur në Zvicër, i cili ka rezultuar me një marrëveshje ndërmjet Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit.

Sipas Zekës, në këtë takim mbajtur në fund të vitit të kaluar, Pacolli kishte kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme “që do të mbaheshin në muajin maj”. Kurse, Veseli dhe Thaçi i kanë kërkuar Pacollit që të mos shkonte në koalicion me LDK-në.

“‘Me kë të dush shko, vetëm me LDK-në jo’. Kjo ishte marrëveshja mes Pacollit dhe Kadri Veselit; marrëveshje të cilën e shkeli Pacolli”, ka shkruar ish-gazetari i njohur në faqen e tij në Facebook.

Sjellim më poshtë postimin e plotë (megjithë gabimet e shumta gjuhësore):

Behgjet Pacolli, ashte hateru shume ne Presidentin Thaçi, dhe ne Kadri Veselin. Perinate te tyre, don me djege edhe qeverin e Ramush Haradinajte.

Doren ne zemer, edhe Hashimi, edhe Kadria, ja kane pasur shume haterin Behgjet Pacollit. Ja kane degju bajagi fjalen. Edhe e kane ndihmu shume njeritjetrin ni biznese. Nuk ka dosje ne Kosove, e bere qofte nga UNMIK u, apo Eulexi, qe nuk kane kaluar neper duarte e Thaçit, dhe te Kadri Veselit.

Pacolli e din se ai, bashke me Mabatexin, kane qe te hetuar nga nderkombetaret, qofte per Ilirine, qofte per kompanine Siguria, qofte per Farmedin, qofte per Grandin, qofte e qofte…

Pacolli ka pritur e ka percjellur lider politik edhe jashte Kosoves, edhe ne Pallatin e tije. Ka pasur raste qe ne takime me kreret e PDK se, ka asistuar edhe Edi Rama. Nje takim i mbajtur ne fundin e vitit te kaluar, ka rezultuar me nje marreveshje ne mes Kadri Veselit, Hashim Thaçit, dhe Behgjet Pacollit. Takimi eshte zhvilluar ne Zvicer.

Nga raportet e sherbime nderkombetare te Intelegjences, thuhet se ne kete takim Pacolli ka kerkuar qe vendi te “shkoi ne zgjedhje te parakoheshme qe do te mbaheshin ne muajin maj”, kurse Kadria dhe Hashimi kane kerkuar nga Pacolli qe te mos ” shkoi ne koalicion me LDK-ne”!!! “Me kende dush shko, vetem me LDK-ne jo”, kjo ishte marreveshja ne mes tije dhe Kadri Veselit, marreveshje te cilen e shkeli Pacolli.

Po te lexohet nje raport sekret i nje sherbimi perendimor, del se Pacolli ju kishte premtuare te njejten gje edhe Albin Kurtit, edhe te tjereve.

Papritmas u bashkua me LDK ne, ku sipas te huajeve, “e vetmja aresye ishte Mimoza Kusari, dhe Ilir Deda”!

Levizeja e fundit i Pacollit, i la te gjithe gojehapur. Mesazhet e tija refuzuese, kishin lene pa text edhe presidentin Thaçi, i cili vetem i kishte shkruar: ” Adresa eshte e gabuar. Une nuk jam kryetar i PDK se. Drejtohuni tek Kadria”!!!

Ndoshta eshte pikerisht personazhi i Pacollit, i cili do t i levize disa deputet ne drejtim te PAN-it, per ta votuar qeverine Haradinaj…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme