Zeka: Pas zgjedhjeve komunale do të kemi riformatim të qeverisë, të na bashkohet LDK-ja

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 15:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka ka thënë se fajtor për të gjitha shtyrjet e seancave janë të gjithë deputetët e Kosovës.

Ai tha se pas zgjedhjeve komunale do të ketë riformatim të qeverisë dhe beson që edhe LDK do të iu bashkohet.

“Me gjithë këto maltretime më në fund qytetarët i kanë institucionet. Fajtor për shtyrjen e seancës jemi të gjithë ne”.

“Pas zgjedhjeve lokale shpresojmë të ketë riformatim të qeverisë dhe LDK të na bashkohet”.

Deputeti Zeka e ka vlerësuar si normale qe Lista Serbe të konsultohet me Beogradin.

“Edhe ne konsultohemi me Edi Ramën. Ne jemi dy shtete dhe Lista Serbe ka të drejtë të konsultohet”, ka shtuar ai.

Të ngjashme