Ish-deputeti Milaim Zeka ka kritikuar edhe një herë veprimet e qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka thotë se kjo qeveri është “shembull i turpit europian”.
Duke kritikuar Ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, i cili orë më parë mbajti konferencë për media së bashku me përfaqësuesit fetarë në vend, Zeka thotë se po abuzohet me fenë dhe jo vetëm.
“Pernime kjo qeveri erdhi me mashtrime dhe abuzime, edhe me to po shkon. Eshte abuzu me fe, me flamur, me bashkim kombetar, me çka jo. Lideret e VV se nuk shqetesohen nga fakti se na bene hore perpara botes te civilizuar, por vetem qysh te bejne mashtrime te njepasnjeshme, duke enderruar te zgjedhjet e pas pandemise…!!!”, shkroi Zeka në Facebook.
Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:
Kosova, shembull i turpit evropian
Ne asnje vend te kontinentit evropian, nuk ka ndodhure qe nje qeveri te mbaje konference shtypi me perfaqesuesit e feve te ndryshme, per te kumtuar lajmin se ne kete vend, te parat qe do te hapen, do te jene kishat dhe xhamiat.
Kjo qeveri nuk mendoi tek çerdhet, qe do duhej te hapeshin te parat, pastaje shkollat fillore, bizneset private, sidomos restorantet dhe hotelet, e krejte ne funde edhe tempujte fetar.
Pernime kjo qeveri erdhi me mashtrime dhe abuzime, edhe me to po shkon. Eshte abuzu me fe, me flamur, me bashkim kombetar, me çka jo. Lideret e VV se nuk shqetesohen nga fakti se na bene hore perpara botes te civilizuar, por vetem qysh te bejne mashtrime te njepasnjeshme, duke enderruar te zgjedhjet e pas pandemise…!!!