Në Debatin Parlamentar për çështjen e mishit të prishur, deputeti Milaim Zeka tha se duhet të shkarkohet bordi i AUVK-së, raporton Ekonomia Online.
“Përgjegjësia kryesore është te agjensioni për kontrollimin e produkteve, po i bëj thirrje kryeministrit me shkarku bordin e AUVK-së. Është dashur me dhanë dorëheqje pa e shkarku hiç. Ne si deputetë po shqetësohemi vetëm për mishin, e nuk jemi shqetësu kur në Kosovë po vjen qumështi pluhur e nuk prodhohet në Kosovë hiç. Zinxhiri i krimit fillon prej dogane e inspektoratit e deri te disa portale që shantazhojnë kompanitë. I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit të marrë masa ta shkarkojë bordin, me një kusht opozita me e livdu e jo me i thanë qysh e shkarkove”.
Mimoza Kusari-Lila, nga LDK tha se kryeministri Haradinaj nuk mund ta shkarkojë shefin e AUVK-së, raporton EO.
“Kjo qeveri nuk ka arritë me bo ndryshime, dhe nuk mund të ketë shkarkim të shefit të AUVK-së, se kryeministri për me shkarku duhet me pyet shefin e tij, Thaçin, me këqyrë matematikisht a po prishet plani i koalicionit”.