Zelandë e Re, të gjithë mbi moshën 16 vjeçare mund të kenë armë

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re me ç’rast u vranë 49 persona, ka aktualizuar ligjin e këtij vendi për armët e sidomos debatin që të kufizohen armët automatike që shpesh përdoren për vrasje masive.

Civilët në Zelandën e Re, e cila sipas regjistrimit të vitit 2017 i ka 4,7 milionë banorë, posedojnë 1,2 milionë copë armë, thuhet në një studim të po atij viti. Sipas saj del se përqindja e pronësisë mbi armët për kokë banori në Zelandën e Re është më e madhe sesa ajo në Australi , por shumë nën SHBA-në ku për kokë banori ka më shumë se një armë.

Për dallim nga Australia dhe Britania e Madhe, Zelanda e Re nuk e ndalon posedimin armës gjysmë automatike. Shumica e armëve shiten legalisht në internet ose përmes shpalljeve nëpër gazeta, përcjell Guardian.

Çdo person mbi moshën 16 vjeçare në këtë vend mund ta marrë lejen fillestare për posedim të armës e mund të posedojë edhe shumë pushkë pa regjistrimin paraprak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme