Zelensky: Duhet ta çlirojmë Ukrainën dhe Evropën

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih filloi sot, në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës, e cila është në krye të agjendës në takimin e nivelit të lartë të këtij viti.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, hapi konferencën përmes video- lidhjes, duke u kërkuar aleatëve të ofrojnë mbështetje më të shpejtë.

“Duhet të nxitojmë. Ne kemi nevojë për shpejtësi – shpejtësia e marrëveshjeve tona, shpejtësia e dorëzimit tonë… shpejtësia e vendimeve për të kufizuar potencialin rus. Nuk ka alternativë për shpejtësinë, sepse është shpejtësia nga e cila varet jeta”, u tha Zelenskyy të mbledhurve, duke theksuar se “nuk kishte alternativë për një fitore të Ukrainës”.

Zelenskyy e krahasoi betejën kundër pushtimit rus me luftën biblike midis Davidit dhe Goliathit dhe tha se ndërsa Ukraina kishte guximin e Davidit, ajo kishte ende nevojë për hobe për të mposhtur “Goliathin rus”, raporton DW.

Të ngjashme