Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Norvegji, atje ku pritet të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues shtetesh.
Gjatë kësaj vizite, ai ka njoftuar se do të ketë edhe një takim dypalësh me Steve Witkoffin, i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump.
Gjithashtu, Zelensky do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe një audiencë që do të ketë me mbretin norvegjez.
“Nuk do të ndërpresim asnjë kontakt që mund të ndihmojë në arritjen e paqes.”, ka thënë Zelensky.
Ai ka shtuar se në këto takime do të diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me forcimin e mbrojtjes.
“Do të diskutojmë gjithashtu për forcimin e mbrojtjes sonë ajrore dhe për prodhimin e përbashkët. Jam mirënjohës ndaj të gjithë atyre që mbështesin Ukrainën dhe një rrugë dinjitoze drejt paqes.”, ka shkruar ai.