Zelensky njofton armëpushim për natën mes 5 e 6 majit

Ukraine's President Volodymyr Zelensky gives a press conference in Kyiv on February 19, 2025, amid the Russian invasion of Ukraine. Ukrainian President Volodymyr Zelensky said on February 19, 2025 that Russia's leadership are "liars" after a Russian drone attack overnight that followed talks in Saudi Arabia between Russian and US officials. (Photo by Tetiana DZHAFAROVA / POOL / AFP) (Photo by TETIANA DZHAFAROVA/POOL/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 04 Maj 2026 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të hënën se vendi i tij do të zbatojë një armëpushim që do të fillojë natën e 5 majit, të martën.

Duke shkruar në rrjetin “Telegram”, Zelensky tha se Rusia nuk u është përgjigjur thirrjeve të Kievit për armëpushim, por Ukraina do ta zbatojë atë, sepse beson që “jeta njerëzore është në mënyrë të pakrahasueshme më e çmuar se festimi i çfarëdo përvjetori”, duke iu referuar shënimit të fitores në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.

“Në këtë aspekt, ne njoftojmë një regjim qetësie duke filluar nga ora 00:00 në natën mes 5 e 6 majit” – shkroi më tej Zelensky, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Presidenti ukrainas nuk dha ndonjë afat kohor për atë se sa do të zgjatë ky armëpushim, por tha se Ukraina “do të veprojë në mënyrë simetrike nga momenti i saktësuar”.

Të ngjashme