Zelensky thotë se Ukraina është ”e gatshme të mbështesë Rumaninë”

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkruan se Ukraina është “e gatshme të mbështesë Rumaninë në çfarëdo mënyre që është e nevojshme në këto rrethana”.

Presidenti thotë se duhet të rritet presioni ndaj Rusisë për t’u siguruar që lufta “nuk do të zvarritet ose zgjerohet”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Duke u uruar të lënduarve një “shërim të shpejtë”, Zelensky thotë se vendi i tij mbështetet te masat e reja të sanksioneve nga BE-ja që të jenë të forta “dhe ta bëjnë Rusinë të ndiejë se sulmet e saj nënkuptojnë humbje të konsiderueshme për vetë Rusinë”. 

Të ngjashme