Zelensky zbulon planin e diskutuar me ShBA-në para zbarkimit të Witkoffit në Rusi

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij e ka mbështetur menjëherë

propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim, mirëpo pala ruse është përgjigjur duke vijuar agresionin dhe sulmet.

Ai theksoi dëshirën që përfaqësuesit e ShBA-së t’i përcjellin tek autoritetet ruse idetë e diskutuara për një zgjidhje të mundshme paqësore mes dy vendeve, raporton BBC. Sipas Zelenskyt, një nga opsionet në tavolinë është lëvizja drejt një takimi të mundshëm trepalësh në nivel liderësh.

 Zelensky bëri të ditur po ashtu se i dërguari amerikan, Witkoff, do të udhëtojë nesër drejt Moskës.

 Të shohim se çfarë ka për të thënë Putini”, është shprehur Zelensky lidhur me këtë vizitë.

 Në përmbyllje të deklaratës së tij, presidenti ukrainas falënderoi të gjithë ata që vijojnë të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe angazhohen për vendosjen e paqes.

Të ngjashme