Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se asnjë deputet i koalicionit LAA nuk do ta votojë qeverinë e Ramush Haradinajt.
Ai ka thënë se në Kuvend është shkelur rregullorja pasi nuk u hedh në votim mocioni i LDK-së dhe VV-së.
Zemaj tutje ka thënë se seanca nuk duhet të jetë teatrale, dhe mocioni u thirr për ta shkurtuar atë. Sipas tij kjo shkelje do t’i lë hije të zezë krijimit të institucioneve.