Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, me të cilin kanë diskutuar për lehtësimin e masave për sportistë.
Zemaj ka thënë se po ashtu biseduar për gjendjen e basketbollistëve të prekur me Covid-19.
Postimi i plotë i tij:
Me Arben Fetahun, kryetarin e Federatës së Basketbollit dhe znj. Linda Shala, diskutuam për lehtësimin e masave për sportin edhe sportdashësit si dhe për gjendjen shëndetësore të basketbollistëve tanë të prekur nga Covid 19.
Me kënaqësi kam pranuar topin e nënshkruar nga kryetari Fetahu, një simbolik nga loja e ndjeshjes kualifikuese në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sportistët, si ambasador të mëdhenj të shtetit tonë në botë, çdo herë do ta kenë mbështetjen time. Suksese!