Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj kërkoi nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli që mos të flasë për tema nuk kanë të bëjnë me dikasterin e saj, raporton Ekonomia Online.
Në seancën plenare, Zemaj tha se qytetarët po i bratin pasojat dhe gabimet e Qeverisë Kurti.
“Me fol tema që s’kanë të bëjnë me temën e vet s’ka logjik. Qytetarët janë duke bartur në supe të pasur e varfër edhe gabimet edhe mashtrimet. Këto janë populizma që janë duke dërguar në këtë drejtim Kosovën. Nuk shkon kështu kryeministër. Duhet të përballeni me realitetin sepse çmimet janë rritur”.
Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli i replikoi deputetit të LDK-së. Ajo tha se komentet e Zemajt nuk meritojnë përgjigje.
“Komentet e deputeti Zemaj nuk meritojnë përgjigje. Sa i përket çështjes së gazit është sqaruar me dhjetëra herë. Studimi i fizibilitetit është duke u bërë dhe fondet janë duke u shfrytëzuar. 180 milionë kanë qenë të parapara dhe jemi duke tentuar për 200 milionëshin”, tha ajo.