Ekonomia Online
FUNDIT

Zemaj: Është e frikshme që ekziston një mendësi në Kosovë që dikush duhet të eliminohet pse mendon ndryshe politikisht

Zemaj: Është e frikshme që ekziston një mendësi në Kosovë që dikush duhet të eliminohet pse mendon ndryshe politikisht

Ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe deputetëve Armend Zemaj, Avdullah Hoti e Arben Gashi të kësaj është planifikuar një atentat. Deputeti Armend Zemaj në Kanal 10 ka thënë se ky lajm ka shqetësuar familjet e të kërcënuarve dhe mbarë popullin e Kosovës. “Ne duhet të besojmë në organet tona të […]

Ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe deputetëve Armend Zemaj, Avdullah Hoti e Arben Gashi të kësaj është planifikuar një atentat.

Deputeti Armend Zemaj në Kanal 10 ka thënë se ky lajm ka shqetësuar familjet e të kërcënuarve dhe mbarë popullin e Kosovës.

“Ne duhet të besojmë në organet tona të sigurisë, pavarësisht nga përvojat jo të mira nga e kaluara. Nuk është mirë që kemi këso informacione, por shpresojnë se organet e sigurisë do të bëjnë punën e tyre për të sqaruar rastin”.

Ai thotë se policia e Kosovës është në kontakt me Abdixhikun atë dhe kolegët e tjerë të LDK-së që janë kërcënuar.

“Është në duar në Policisë së Kosovës shtjellimi i rastit. Ne jemi institucionalista dhe presim të shohim se çfarë do të hetojnë”.

Zemaj thotë se rasti është informuar gjatë 24 orëve të fundit.

“Është e frikshme që ekziston një mendësi në Kosovë që dikush duhet të eliminohet politikisht, vetëm pse mendon ndryshe në aspektin politik…Nuk i kemi hak askujt”.

Ai thotë se për fat të keq ka një urrejtje patologjike ndaj LDK-së.

Nga Policia kanë thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.

Medie të tjera kanë raportuar se në përgjime del se si caqe të atentatit janë përmendur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe deputetja Ganimete Musliu.

Të ngjashme