Arben Vitia ka pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Shëndetësisë, nga ministri i deritashëm, Armend Zemaj.
Vitia është kthyer në postin nga i cili u largua rreth 10 muaj më parë, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1.
Vitia në takimin me Zemajn ka shkuar i shoqëruar me sekretarin e shkarkuar nga Zemaj, Naim Bardiqi.