Zemaj i vlerëson mediet dhe gazetarët për raportimet rreth Coronavirusit

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë sot se mediet janë instrument kyç në luftën kundër Coronavirusit.

Zemaj në Facebook ka thënë se mediat janë duke bërë një pjesë shumë të rrëndësishme në kuftën kudër panedemisë, e thotë se raportimi po bëhet pa shkaktuar panik.

“Azhurnimet e çdoditshme me risitë dhe rekomandimet e profesionistëve të mjekësisë vetëm sa rrisin potencialin tonë në këtë përballje. Mesazhet tona për masën po përçohen përmes medies e cila është ura kryesore e komunikimit tonë me secilin qytetar, e secilin pacient të prekur nga virusi”.

“Në këto rrethana, ne në ethe çdo mbrëmje presim njoftimin për rezultatet e testeve dhe shifrat e të infektuarve, e të shëruarve. Fatkeqësisht Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm i përditshëm”.

“Ndërsa, gazetarët po dëshmojnë se po respektojnë rregullat profesionale dhe etike. Unë do të ofroj transparencën maksimale për punën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe celulari im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie”, ka shkruar Zemaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme