Ekonomia Online
FUNDIT

Zemaj: Jemi në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar vaksinën anti-Covid

Zemaj: Jemi në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar vaksinën anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në takim shefin e UNICEF-it në Kosovë Murat Sahin. Zemaj tha se janë dakorduar të vazhdohet me planë të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti-Covid. Ai theksoi se në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes. I pari i Shëndetësisë në Kosovë shtoi se janë […]

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në takim shefin e UNICEF-it në Kosovë Murat Sahin.

Zemaj tha se janë dakorduar të vazhdohet me planë të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Ai theksoi se në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes.

I pari i Shëndetësisë në Kosovë shtoi se janë në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti-COVID.

Njoftimi i plotë:

Në takimi e sotëm me shefin e Zyrës së UNICEF-it, z. Murat Sahin, jemi dakorduar të vazhdohet me planë të përbashkët për sigurimin e vaksinave anti Covid. Në këtë plan, do të përfshihet plani për zinxhirin e ftohjes.Jemi në komunikim me të gjitha instancat përgjegjëse ndërkombëtare, për sigurimin e vaksinës anti covid.Kemi besim të plotë se zotimet e deritashme për vaksina do të zbatohen nga BE-ja dhe organizatat tjera që menaxhojnë me shpërndarjen e vaksinës për qytetarët e Republikës së Kosovës duke mos ngecur as nga rajoni, as nga Evropa.

Të ngjashme