Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se duhet të ketë një konsensus për demarkacionin në mes pozitës dhe opozitës, dhe të mos vazhdojë kokëfortësia në mes palëve.
Ai duke folur në RTK 3, ka thënë se ka përafrime të qëndrimeve, për dallim nga herët e kaluara. “Unë e kam parë që këtë javë dallimet janë minimizuar dhe kanë ardhur në një rresht të vetëm. Unë nuk jam për barrikadime”, ka thënë Zemaj për RTK.
Zemaj ka shtuar se asnjë bisedë nuk bëhet pa ndihmën e zyrës së BE-së dhe miqve të tjerë.
Megjithatë sipas Zemajt, miqtë e Kosovës nuk ndërhyjnë në marrjen e vendimeve.
“Dua të jem i sinqertë, asgjë nuk ndodhë pa biseda pa zyrën e BE-së dhe miqve tjerë. Është diçka që ata nuk dëshirojnë të interferojnë, por japin përkrahje zgjidhjeve që janë pozitive. Nuk kemi ne çka të hezitojmë, këtu janë dy zgjedhje, pse të ecim më tutje, ose të kthehemi në pikën zero”.
Ai ka thënë se opozita duhet të jetë e kujdesshme në përdorimin e gjuhës. Deputeti Zemaj ka kosndieruar se nxjerrja e një deklarata të përbashkët do të qonte nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve.