Zemaj: Masa për test PCR ka qenë në fuqi që nga shtatori, mos bini pre e manipulimeve të fushatës

Pozheran | 12 Shk 2021 | 13:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran të Vitisë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Zemaj që ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i kanë dhuruar QKMF-së “Nënë Tereza” një autoambulancë.

Sa i përket masave të reja të publikuara gjatë ditës së djeshme që ata që hynë në Kosovë të iu kërkohet testi PCR, Zemaj ka thënë se kjo masë ka qenë në fuqi që nga shtatori i vitit të kaluar.

Sipas tij, vetëm dy masa janë ndryshuar e njëra prej tyre është ora policore, pasi thotë se nuk e kanë pa të arsyeshme të vazhdojë pasi gjendja është stabile.

Ai ka treguar se vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer numër rekord i testime rreth 3 mijë.

Ndërsa, Zemaj ka kërkuar kujdes nga qytetarët, që mos të bien pre e manipulimeve të fushatave siç i quan ai.

“Kjo masë është nga fundi i shtatorit dhe nuk është masë e re, masat e reja janë vetëm krijimi i kushteve që të kthehen në objektet e tyre sipas manualit, ku mund të ushtrohet aktiviteti mësimor pa e rrezikuar shëndetin”.

“Dy masa të tjera që ja të ndryshuar është ora policore dhe ka qenë e pa arsyeshme të vazhdojmë pasi që e kemi një situatë të qetë në vend dhe asnjë mas nuk është ndryshuar dhe ato mbesin të njëjta edhe sot kemi numër rekord të testimeve dhe sapo më lajmëruan që janë bërë afër 3 mijë testime dhe pozitiviteti është  diku rreth 13% dhe i kisha lut qytetarët që mos të bien pre e manipulimeve të fushatave të ndryshme agresive kundër institucioneve”.

Ai ka thënë Kosovë është i vetmi vend në rajon që ka lejuar mërgatën të vi dy herë në rrethana epidimiologjike, raporton EO.

Ndërsa se a është konsultuar me Bordin Këshillëdhënës apo me ekspertë ministri në detyrë është shprehur se bordi është për t’i dhënë këshilla, ndërsa si institucion zyrtar që vendos është IKShPK-ja dhe MSh-ja.

“Bordi këshillëdhënës është një trup e formuar nga unë që marr këshilla nga ata, ndërsa institucion zyrtar është IKShPK-ja dhe MSh-ja dhe për këtë duhet të bëhet dalim”, ka thënë Zemaj raporton EO.

Kurse kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka falënderuar ministrin për mbështetjen e vazhdueshme në menaxhimin e pandemisë.

“Vitia është një prej komunave më të rralla që i ka dy emergjenca. Tash ministri dhe MSh-ja na ka siguruar një autoambulancë moderne kjo ka qenë nevojë shumë e madhe për ne”.

Të ngjashme