Zemaj mban konferencë në ora 15:00, tregon rezultatet për Coronavirus

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Në orën 15:00 ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të dalë në një konferencë për media në të cilën do të flasë për situatën epidemiologjike në vend.

Një gjë të tillë përmes një komunikate për media e kanë konfirmuar nga zyra për media e MSH-së.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media e cila mbahet sot  (e premte) më 17 korrik 2020 në MSh duke filluar nga ora 15:00”, thuhet në njoftim.

Përveç tjerash në këtë konferencë do të tregohen edhe rezultatet e infektimeve me COVID-19.

“Në këtë konferencë do të publikohen edhe rezultatet ditore për Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme