Zemaj: Në IKShPK janë shtuar edhe dy aparatura për teste PCR, do të ketë tri herë më shumë testime

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës do të ketë dy aparatura më shumë për kryerjen e testeve PCR për COVID-19.

Zemaj ka premtuar se tani kapaciteti i testimeve do të trefishohet.

“Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për COVID-19. Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani. Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook.

Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se Kosova është e bekuar me miqësinë e donatorëve dhe se ky është një donacion tepër i çmueshëm në kohë pandemie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme