Zemaj në Komision: Spitalet janë të mbingarkuara, masat mbesin në fuqi

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 13:25 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka thënë se duhet kohë dhe durim për ta mposhtur virusin, raporton Ekonomia Online.

Sa i përket masave për fundvit Zemaj ka thënë se së bashku me Qeverinë dhe institucionet e tjera janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë se si të mbrohemi.

“Duke u bazuar në situatën aktuale dhe ngarkesën e spitaleve masat e marra nga Qeveria masat të mbesin në fuqi”.

Ai ka thënë se varësisht prej situatës do të ketë shqyrtim të masave. Zemaj ka thënë se numri me të infektuar ka rënie, por duhet të ulët ai i rasteve me vdekje.

Kryetarja e Komisionit, Albena Reshitaj, ka kërkuar informacione edhe për çështjen e vaksinës anti-Covid.

“Duhet të dimë procedurat që keni ndjekur dhe kur mund të sigurohet kjo vaksinë që mos të mbesim mbrapa me vendet tjera”, tha ajo.

Ndërsa Zemaj ka thënë se aplikimi është bërë i cili do të jetë 80 për qind falas, por nuk ka dhënë ndonjë kohë se kur do të arrijë në Kosovë.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka pyetur se pse disa kategori të punëtorëve në spitale janë diskriminuar siç janë ata teknikë.

Zemja ka thënë se për punëtoret teknik kanë shprehur vullnetin për t’i ndihmuar, por duhet shikuar aspektin ligjor.

“MSh-ja nuk mund të ndajë mjete për sektorin privat, por Ligji për Rimëkëmbje parasheh nga 200 euro për punëtorë për secilën kompani”.

Ai ka folur edhe për furnizimin me oksigjen ku është pyetur nga Haxhiu nëse kanë ndonjë raport për blerjen e oksigjenit nga kompani të licencuara.

Zemaj është shprehur se ende nuk kanë raport por ka thënë se deri tani janë të licencuara dy kompani për furnizim me oksigjen.

Deputeti i VV -së Fitim Uka, ka pyetur për vizata e personave tek familjarët e tyre të prekur me Covid-19 që janë të shtrirë në spitale, se pse po lejohen.

Zemaj ka thënë se nuk lejohen dhe s’duhet të lejohen familjarët të qëndrojnë me personat e infektuar.

Uka ngriti edhe çështjen e barnave dhe mungesën e tyre në QKMF, raporton EO.

Deputeti i PDK-sw, Uran Isamili tha se brengë është trajtimi i qytetarëve. Sipas tij, komuna s’po interesohet për aspektin shëndetësor të qytetarit por për çështjen ekonomike

“Ka një shkëputje mes qytetarit që është i sëmurë por qëndron në shtëpi dhe shtetit”, tha Ismaili.

Sa i përket vaksinës anti-Covid, ai tha se nuk po sheh seriozitet të Qeverisë dhe se nuk beson që do ta kemi as në vitin 2021.

Zemaj ka thënë se angazhimi për sigurimin e vaksinës është angazhim shëndetësor.

“Kryeministri Ministria e Financave janë duke e trajtuar me seriozitet këtë çështje për ta siguruar të barabartë”.

“Kosova ka krijuar miq ndërkombëtarë dhe së bashku me ta jemi duke punuar. Po i sigurojë qytetarët e Kosovës që jemi në rrugë të mbarë për ta siguruar vaksinën”.

Të ngjashme