Zemaj nënshkruan marrëveshje për tri plane strategjike

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka nënshkruar tri plane strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021.

Zemaj tregoi se planet që nënshkroi janë: Plani Strategjik për Promovim dhe Edukim Shëndetësor 2021, Plani Strategjik për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetit riprodhues 2021 dhe Plani i veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore, njofton Klan Kosova

Tutje Zemaj thotë se këto plane strategjike janë hartuar nga profesionistët shëndetësor dhe kanë për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit përfshi promovimin dhe edukimin shëndetësor të pacientëve dhe popullatës sonë nga profesionistët e institucioneve tona shëndetësore.

“Plani strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues 2021, ka për qëllim sigurimin e shfrytëzimit të ekspertizës në dispozicion, koordinimin e investitorëve në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke përfshi burimet njerëzore, financiare dhe infrastrukturën për të realizuar aktivitete në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të tregueseve dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës te ne”.

Njoftimi i plotë i Zemajt:

Kam nënshkruar sot tre Plane Strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021

1. Plani Strategjik për Promovim dhe Edukim Shëndetësor 2021

2. Plani Strategjik për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetit riprodhues 2021 dhe

3. Plani i veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore.

Këto plane strategjike janë hartuar nga profesionistët shëndetësor të lëmive gjegjëse dhe kanë për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit përfshi promovimin dhe edukimin shëndetësor të pacientëve dhe popullatës sonë nga profesionistët e institucioneve tona shëndetësore.

Plani strategjik për shëndetin e nënës, fëmijës dhe shëndetit riprodhues 2021, ka për qëllim sigurimin e shfrytëzimit të ekspertizës në dispozicion, koordinimin e investitorëve në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, duke përfshi burimet njerëzore, financiare dhe infrastrukturën për të realizuar aktivitete në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të tregueseve dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës te ne.

Gjithashtu, sa i përket Planit të veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore, janë të parapara masat dhe aktivitetet që ndërlidhen me parandalimin e infeksioneve spitalore, përfshi mbikëqyrjen e zbatimit të këtij plani me shumë interes për pacientin dhe personelin shëndetësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme