Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se që nga java e ardhshme do të fillojnë të bëhet testimet për COVID-19 edhe në laboratorët privatë, raporton Ekonomia Online.
Ai të premten në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri më tani 33 laboratorë kanë plotësuar kriteret.
“Deri tash bordi jonë ka shqyrtuar 37 aplikime dhe 33 laboratorë kanë plotësuar kriteret dhe nga java e ardhshme do të nisin këto testime. Në ditët në javë dhe javët e ardhshme do të nisin shqyrtimet për ti parë kërkesat tjera”, tha Zemaj.