Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se gjatë këtyre ditëve ka pasur rënie të lehtë të rasteve me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Ai gjithashtu ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe iu ka kërkuar nga ta që t’i respektojnë masat.
Ai ka thënë se do të punësohen edhe 75 profesionistë të inspektoratit sanitar.
“Ky rifillim i shkollës konsiston me gjendjen e situatës epidimiologjike. Në një situatë e cila kërkon përgjegjësi dhe disiplinë dhe përkushtim në zbatimin e masave dhe rekomandimeve të miratuara që janë obligative për mos lejimin e rritjes së infeksionit”.
“Gjatë këtyre ditëve kemi numër të rënieve të rasteve. Andaj sot po e fillojmë këtë vit shkollor me një numër shumë më të vogël të infektuarve dhe me numër të madh të shëruarve”.
“Do të kemi punësim të 75 profesionistëve që do t’i bashkëngjitet inspektoratit sanitar”.
LEXONI EDHE: