Zemaj: Pas hidrocentraleve ra edhe “kauza” e kahmotshme e VV’së për pronat e Manastirit të Deçanit

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, ka thënë se pas hidrocentraleve ka rënë edhe kauza tjetër e kahmotshme e VV’së për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka shkruar “keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”.

“Pas hidrocentraleve bie “kauza” tjetër e kahmotshme e VV-së, për pronat e Manastirit të Deçanit. Keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Të ngjashme