Zemaj: S’do të lejojmë që mjekët e rinj të mbesin pa specializime e ta lëshojnë Kosovën

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 10:50 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur konferencë për medie lidhur me specializimet në shëndetësi të ndara nga kjo ministri, dhe do të marrin paga nëpërmjet fondit për subvencione, raporton Ekonomia Online.

Zemaj me këtë rast tha se ky grup i specializantëve po subvencionohen për ta përballuan me lehtë specializimin.

Krejt kjo po bëhet sipas tij, në mënyrë që mos të lejohet të mjekët e rinjtë të mbesin pa specializim dhe të ikin jashtë vendit.

Sipas tij, nga 550 specializantët, 280 në lëmi specialistike të stomatologjisë dhe 270 në mjekësi të përgjithshme si “specializant me vetëfinancim”, do të kenë financim nga Ministria e Shëndetësisë me përkrahje të Qeverisë

Këta specializantë, po subvencionohen gjatë shkollimit të tyre specialistik, me qëllim që të njëjtit ta përballojnë më lehtë krejt procesin e specializimit, deri në përfundim të programit”.

“Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjatë këtij mandati, ka bërë një hap të jashtëzakonshëm duke ndarë 1500 specializime, pas një procesi të bllokuar pa asnjë arsye për disa vjet”.

“Duke uruar për këtë arritje specializantët e rinj, shpreh përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dhënë gjithmonë prioritet kategorisë së profesionistëve shëndetësor, të cilët me punën e tyre, në veçanti në menaxhimin e pandemisë COVID-19 po tregojnë vlerat e larta profesionale dhe humane”.

Të ngjashme