Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se së shpejti do të bëhet realitet funksionalizimi i Spitalit të Podujevës dhe ndërtimet shtesë sipas plan projektit.
Për këtë çështje, siç ka bërë të ditur Zemaj në Facebook ka biseduar edhe me ministrin i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe me nënkryetarin e Podujevë, Nexhmi Rudari
“Gjatë takimit të sotëm, përkitazi për këtë projekt elaboruam në hollësi se si të funksionaliohet pa vonesa, i cili është i bazuar në nevojat dhe kërkesat e kësaj komune”.
“Pashmangshëm folëm edhe për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore dhe lokale, për situatën epidemiologjike si dhe menaxhimin tutje edhe në komunën e Podujevës”.
“Me Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe me autoritetet e Komunës së Podujevës kemi koordinim të shkëlqyeshëm ndërinstitucional dhe së bashku edhe me akterët e tjerë po angazhohemi maksimalisht për ta tejkaluar situatën e pandemisë dhe për të realizuar projektet e parapara”.
“E falënderova z.Agim Veliun dhe z.Nexhmi Rudarin për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar sidomos në zbatimin e masave anticovid-19”, shkruan ai.