Zemaj shpreh gatishmërinë për të raportuar në Komisionin për Shëndetësi

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, është shprehur i gatshëm të raportojë në Komisionin për Shëndetësi të Kuvendit, lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Ai për këtë i është drejtuar edhe me një letër zyrtare këtij komisioni, ku shprehur gatishmërinë për të raportuar.

“Me shkresë zyrtare e kam njoftuar Komisionin për Shëndetësi për gatishmërinë time për të raportuar rreth Menaxhimit të pandemisë dhe Legjislacionin në procedurë lidhur me sektorin e shëndetësisë. Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj.

Të ngjashme