Zemaj takohet me prijësit e institucioneve fetare, kërkon zbatimin e masave

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mëngjesin e së premtes është takuar me sekretarin e Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se me të dy ka biseduar për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 në institucionet fetare.

Me këtë rast ai ka kërkuar nga qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria.

Postimi i plotë:

Sot e nisa ditën duke i mirëpritur në zyrën time, sekretarin e Bashkësisë Islame, z. Ahmet ef. Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, me të cilët biseduam për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 në institucionet fetare.

Shpreha falënderimin tim për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë, në përkrahje të institucioneve tona për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19. 

Së bashku, vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti Covid.

Apelojmë te të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme