Zemaj takohet me Sumën, flasin për mundësinë e zvogëlimit të përhapjes së Coronavirusit

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar kreun e Hanit të Elezit, për siç tha, shqetësimet e kësaj komune në përhapjen e Coronavirusit.

Me kryetari Refki Suma, tha se ranë dakord për koordinim mes konstitucioneve qendrore dhe atyre lokale.

“Sot prita në takim Kryetarin e Hanit të Elezit, z. Refki Suma, me të cilin folëm për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, si dhe shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Hanit të Elezit, janë në koordinim të plotë për luftimin e Covid 19. Bashkë do ja dalim! #QeveriaHoti”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme