Zemaj takon ambasadoren e Holandës në Kosovë, diskutojnë për pandeminë

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mëngjesin e sotëm ka takuar ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.

Këtë e bëri të ditur vet Zemaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, njofton Klan Kosova

Temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja aktuale me pandeminë COVID-19 në vend dhe mbështetjen që Holanda po i bën Kosovës në këtë drejtim.

Postimi i plotë i Zemajt: 

Me ambasadoren holandeze, shkelqësinë e saj, Gerrie Willems, biseduam rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid19 dhe mbështetjes që Holanda në vazhdimësi po i ofron vendit tonë.

Ishte vlerësim i përbashkët se Ministria e Shendësisë dhe autoritetet tona po bëjnë punë të mirë dhe po i japin përgjigjen adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia.

Kohë më parë Holanda ka dhuruar donacion me materiale mjekësore në QKUK-në në Prishtinë.

Ndihma të tilla pritet të ofrohen në të ardhmën. Jemi shumë mirënjohes dhe falendërues për bashkëpunimin e shkelqyeshëm dhe mbeshtetjen që po na jep ky shtet mik. Hartelijk dank Nederland!.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme