Zemaj takon ambasadorin e Turqisë e të Italisë, flasin për situatën epidemiologjike në vend

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë së mërkurës ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë dhe atë të Italisë.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin e tij social ka treguar se gjatë takimit është biseduar për situatën epidemiologjike në vend dhe ndihmën që mund ti ofrohet kosovës nga këto dy shtete.

Postimi i plotë:

Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, z. Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, z. Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike.Republika e Kosovës edhe më tej do të ketë nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të pandemisë, barna, material shpenzues, pajisje dhe vaksinat anti covid në veçanti.Kosova është e bekuar me miqtë e saj!

Të ngjashme