Zemaj takon specializantët e rinj, u kërkon të jenë të përgjegjshëm në punë

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 09:03 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar takim me specializantët e rinj, raporton Ekonomia Online.

Zemaj me këtë rast ka thënë se përkrahja për të gjithë ata që dëshirojnë të specializojnë nuk do të mungojë.

Madje ai tha se me punë e palodhshme të stafit shëndetësor kanë arritur që të jenë shembull në menaxhimin e pandemisë.

Specializantëve të rijn, Zemaj u ka kërkuar që të jenë të përgjegjshëm në punë që e bëjnë.

“Ne kemi kërkuar që ju të gjithë të jemi në financim që sado pak të jetë më e lehtë për juve. Ky hap besoj që ju do ta përktheni në rezultate të mira dhe kolegët këtu”.

“Po shpresoj që në situatën pandemike përgatitjet janë të njëjta dhe nuk dallojnë shumë, trajtimi i virusit ballafaqimi me të me pasoja unë jam falënderues për të gjithë këtë që janë duke u ballafaquar që një vjet dhe kemi arritur që Kosovën ta vendosin në vendet me menaxhim të mirë të pandemisë”.

“Këtë komunikim duhet ta ndërtojmë dhe ta vendosim ne nivelin më të lartë dhe ju kisha lut që të jeni më të përgjegjshëm në punë, tash përgatitjet për vaksinim unë do t’i bisedoj edhe me drejtorin”, ka thënë Zemaj.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajazaj-Berisha, tha se do ta kenë më të lehtë menaxhimin e situatës me pandeminë me angazhimin e specializantëve të rinj, raporton EO.

“Ne nuk e kemi pasur asnjëherë mungesë e përkrahjes së juaj dhe stafi i klinikës as njëherë nuk kanë kursyer vetën dhe kanë punuar, do të vazhdojmë të punojmë deri sa ta kemi Covidin këtu dhe për neve është më e lehtë me ardhjen e këtyre”.

Infektologu, Sali Ahmeti, tha se Kosova ka kuadro të dëshmuar jo vetëm në vend, por edhe jashtë.

“Kjo është një punë e mirë e fillimit dhe ne jo vetëm të kemi kuadro lokale, por ato evropiane që të kenë mundësi të vizitojnë edhe ndonjë qendër”.

Infektologu, Izet Sadiku ka thënë se gjatë pandemisë është kthyer besimi te punëtorët shëndetësor.

“Është kthyer besimi te punëtorët shëndetësorë, sepse e kanë dhënë vetën dhe e mira në këtë periudhë është se kemi pasur bashkëpunim dhe është përkrahur Infektiva vazhdimisht”, është shprehur ai.

Kurse specializanti, Edmond Islamaj ka thënë se nuk do ndalen duke ndihmuar Klinikën Infektive pa marrë parasysh që s’kanë përfituar shtesa.

“Ne jemi munduar që mos të mungojmë edhe gjatë specializimit por jemi duke mos munguar as në specializimin tonë por as të ndahemi që i ndihmojnë në Klinikën Infektive, por jemi edhe ne që nuk kemi marrë shtesë”, ka theksuar ai.

E për specializanten, Fjorda Berisha shpresë mbetet rritja e kualitetit të specializimeve.

“Për mua Klinika Infektive është bërë shtëpia ime e dytë dhe familja ime e dytë, dhe po shpresoj që kjo mos të mbetet vetëm në ajër por të rritet edhe kualiteti i specializimeve dhe të investojmë në rritjen e kualitetit”, është shprehur ajo.

Të ngjashme