Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për vendosjen e tarifës shtesë për regjistrimin e veturave. Ai tha se është hipokrizi të kërkosh nga Shqipëria që ta heqin pagesën për “Rrugën e Kombit, ndërsa të vendosësh vet tarifë për vetura në vendin tënd. Statusi i plotë: T’i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të […]
Zemaj: Të kërkosh heqjen e pagesës për “Rrugën e Kombit”, të vendosësh vet tarifë është hipokrizi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për vendosjen e tarifës shtesë për regjistrimin e veturave.
Ai tha se është hipokrizi të kërkosh nga Shqipëria që ta heqin pagesën për “Rrugën e Kombit, ndërsa të vendosësh vet tarifë për vetura në vendin tënd.
Statusi i plotë:
T’i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të heq pagesën për “Rrugën e Kombit”, e ta vendosësh tarifën prej 5 euro për një stiker, është jo vetëm padrejtësi, por edhe hipokrizi.
Definitivisht, i padrejti i drejt nuk mund të bëhet.
Në emër të “luftës kundër varfërisë” të varfëron, në emër të “uljes së papunësisë” e rritë papunësinë, në emër të “luftës kundër hajnisë”, të vjedh.
Marre, turp!











